Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKreu i ARRSH: Situata kritike, fundoset bypass-i në Librazhd–Prrenjas, aksi i bllokuar

Kreu i ARRSH: Situata kritike, fundoset bypass-i në Librazhd–Prrenjas, aksi i bllokuar

Kreu i ARRSH: Situata kritike, fundoset bypass-i në Librazhd–Prrenjas, aksi i bllokuar

Qarkullimi i mjeteve drejt juglindjes mbetet I bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në aksin LIbrazhd Prrenjas, ku një urë tashmë është nxjerrë jashtë funksioni pasi po shembet.

Pa efekt rezultoi edhe ndërhyrja për një BY Pass.  Autoveturat mund të lëvizin nga Gramshi ose nga Rruga e Përmetit, ndërsa kamionët duhet të kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut.

Kështu e cilësoi kreu I ARRSH, situatën e krijuar në vendin e quajtur  “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ndërsa lajmëroi se qarkullimi I mjeteve drejt juglindjes përmes këtij aksi do të mbetet I bllokuar pa afat.
Ndërhyrja për krijimin e një BY Passi mbi urën e dëmtuar, nuk dha efektin që pritej, pasi është regjistruar një tjetër fundosje dhe rrëshqitje dherash duke e bërë të pakalueshëm

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

Autoriteti rrugor Shqiptare dhe Policitë e Qarqeve Elbasan e Korçë rekomandojnë lëvizjen në rrugët alternative, deri në një njoftim të dytë.

Autoveturat, këshillohen të ndjekin itinerarët

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, që vijnë nga Juglindja duhet të kthehen drejt Maqedonisë së Veriut në Doganën e Qafë Thanës dhe të rifuten në territorin e Shqipërisë në Doganën e Bllatës, nga ku mund të vijojnë normalisht udhëtimin në rrugën e Arbrit

Ndërkohë këtë të hënë u ndërhy edhe për zhvendosjen e një shtylle të tensionit të mesëm në Linjën 110 kV Librazhd – HEC Egnatia rrezikon shembjen.

Në zonë sipas raportimeve u vendosën forcat e Ushtrisë si edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) me qëllim garantimin e perimetrit të sigurisë dhe parandalimin e çdo rreziku për jetën e qytetarëve./ORA

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments