Dita e ndjesës dhe e të falurit.
Miku/ia ime.
E hëna e pastër është dita e parë e kreshmës së Pashkës së Madhe .
U quajt e tillë sepse për të krishterët ortodoks fillon periudha e “pastrimit ” shpirtëror dhe trupor.
Është një rast i mirë për Vetëdije individuale-personale, Kreshma është një ndërmjetës dhe një armë shpirtërore gjatë së cilës nuk mjafton vetëm kufizimi ndaj ushqimeve por vecanërisht kërkohet pjesmarrja shpirtërore.
Shën Joan Gojarti na thotë :”tregoje kreshmimin nëpërmjet veprave. Nëse shikon dikë me të cilin je armik ,të pajtohesh me të. Nëse shikon një të varfër ,jepi lëmoshë .
Të kreshmojnë edhe duart, duke mbetur të pastra nga vjedhjet ose lakmitë.
Të kreshmojnë edhe këmbët, duke mos ecur në rrugët që të cojnë drejt mëkatit.
Nuk ha mish? Atëherë mos “ha” papastërti as me sy .
Le të kreshmoj edhe dëgjimi yt. Kreshmim i dëgjimit do të thotë të mos pranosh të dëgjojnë veshët e tu sharje dhe thashetheme.
Le të kreshmoj edhe goja nga fjalët e këqija. Sepse cfarë dobie kemi kur kreshmojmë dhe nuk hamë mish e peshk por “kafshojmë” dhe hamë vëllezërit tanë !?”
Le t’i harrojmë problemet e jetës së përditshme dhe t’i lëmë mendimet tona të fluturojnë lart si balonat tona në pranverë.
Le të kreshmojmë me trup dhe me shpirt dhe të jetë për ne kjo përpjekje një ndërmjetim për tu afruar më pranë Krijuesit .
Kreshëm të mbarë !
Nestor Dede
@NewsIn.Al
