Kreu i GJKKO zbardh detajet: Me 1250 vendime, nga korrupsioni, tenderat, te krimi i organizuar
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është trazuar qetësia e të pandëshkueshmëve.
Një gjykatë e cila ka miratuar hetimet intensive të SPAK, ka shpallur dhjetëra vendime fajësie ndaj njerëzve të botës së krimit dhe ndaj të korruptuarve. Një gjykatë tek e cila sytë e publikut kanë pritshmëri kryesisht ndaj të korruptuarve dhe ku sakaq po shqyrtohen dosje të tjera me interes të lartë.
Kryetarja e Gjykatës së Posaçme garanton zbatim të ligjit dhe drejtësi-dhënie. Ajo që kuptohet deri më tani, është se SPAK ka dyfishuar përgjimet që më pas janë miratuar nga gjykata ku dhe vihet re se në vend të parë si më të përgjuarit janë ata, njerëzit e institucioneve

