Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brata: “Vdekja e Dwamenas ishte e paralajmëruar”
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se humbja e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena ishte e paralajmëruar.
Brataj shprehet se më herët mjekët e kishin këshilluar që të ndalojë së luajturi, për shkak të problemeve të zemrës.
“Fakti që e ka pasur herë një episod të tillë, do të thotë që ishte e agravuar”, thotë kreu i Urgjencës.
“Ishte vdekje e paralajmëruar, ai nuk duhej të luante, i kishte ndodhur dy herë kjo gjë dhe mjekët e kishin këshilluar që para 5 vitesh. Nuk ka ndërruar jetë menjëherë, nga ana patologjisë shanset për të shpëtuar janë të ulëta. Fakti që e ka pasur herë një episod të tillë, do të thotë që ishte e agravuar. Kjo më bën të kuptoj që sëmundja ka qenë në atë fazë, që nuk duhet të luante më”, tha Brataj.
@NewsIn.Al

