Krimi godet përsëri në Elbasan.
Ka shkuar në dy numri i viktimave pas atentatit në Elbasan. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktimë kanë mbetur Lulzim Bitri 35 vjeç dhe Adrian Çollaku 50 vjet.
Më tej, theksohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar, pasi viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt, pranë një karburanti në hyrje të qytetit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”.
Ndërkohë është gjetur një mjet Volvo i djegur në metalurgjiku, që dyshohet të jetë i autorëve.
#NewsIn. Al