KreuAktualitetiKrimi nuk ndalet! Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol...

Krimi nuk ndalet! Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol (EMRI+FOTO)

Kush është mjekja që i shpërthyen makinën me tritol (EMRI+FOTO)

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol, i regjistruar gjatë natës së kaluar në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e një spitali privat në rrugën “Pjetër Budi”, në zonën e Saukut në kryeqytet.

Shënjestër e shpërthimit me tritol, ka qenë shtetasja Matilda Kaja, me profesion mjeke.

Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit të mjekes Kaja, teksa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale, ku mediat raportojnë sa janë thyer dhe xhamat e pallati pranë spitalit.

Ende nuk dihen motivet që lidhen me këtë ngjarje, teksa mjekja Matilda Kaja, pritet të merret në pyetje nga Policia, për të dëshmuar se tek kush mund të dyshojë dhe a ka patur konflikte kohët e fundit.

Screenshot

Policia tha se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit./Boldnews.al

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit