KreuAktualiteti“Ditari i një artisti” nga Kozeta Kurti vjen si një frymëmarrje ndryshe

“Ditari i një artisti” nga Kozeta Kurti vjen si një frymëmarrje ndryshe

Aleksandrino Ikonomidhi Suljoti

Në një kohë kur ekrani shpesh mbushet me përmbajtje të zbrazëta e kalimtare, emisioni “Ditari i një artisti” nga Kozeta Kurti vjen si një frymëmarrje ndryshe. Ky program përbën një aset kombëtar, sepse jo vetëm rikujton figurat që lanë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare, por edhe edukon brezat e rinj me vlerat e së kaluarës.

Ky emision ndriçon cepat më të errët dhe faqet më të pluhurosura të historisë sonë artistike, duke sjellë në vëmendje ata që ndriçuan me veprën dhe jetën e tyre (që tashmë janë lenë mënjanë për shumë arsye). Ndaj emisioni një pasurim për shoqërinë dhe një pastrim i nevojshëm nga zhurmat pa vlerë që shpesh dominojnë ekranin. Dhe më besoni ka shumë emisione dhe programe të tilla.

Pikërisht ky emision erdhi në kohën më të duhur dhe me një qasje të thellë, Kozeta Kurti na jep një shembull të jashtëzakonshëm se si RTSH-ja mund të jetë në shërbim të kujtesës, kulturës dhe shpirtit të një kombi, duke bërë po aq punë, sa nuk benë dhjetëra institucione publike për dekada. Kaq thjeshtë për të gjithë ata të “arratisurit” padrejtsisht të këtij vendi që do të donin vetëm një rreze të vogël drite mbi jetën dhe veprën e tyre.

Do të ishte të paktën e padrejtë dhe turp të mos e përgëzonim për nismën dhe punën e saj.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit