Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiKryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del pas 5 orësh nga SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del pas 5 orësh nga SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del pas 5 orësh nga SPAK

Kreu i Bashkisë së Tiranës doli pas pesë orësh qëndrimi në ambientet e SPAK. Ai nuk preferoi të bënte komente për paraqitjen atje.

Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.

GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.

Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij.(Ora News)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments