KreuAktualitetiPrishtina i kundërpërgjigjet Beogratit, i refuzon kërkesën për vizitë ministrit serb

Prishtina i kundërpërgjigjet Beogratit, i refuzon kërkesën për vizitë ministrit serb

Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiç, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të ngjashme të Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin Qëndresa Fazliu nga Zyra për Komunikim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
Sipas MPJD-së, ky vendim është marrë pas veprimeve të përsëritura të Qeverisë së Serbisë për të refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, veçanërisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Ky qëndrim i Serbisë është ashpërsuar muajve të fundit dhe bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare,” deklaroi Fazliu.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit