Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte deputetët e Partisë Socialiste në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se deputetët do të mblidhen në zonën e Labinotit, aty ku janë zhvilluar edhe takime të mëparshme nga mazhoranca.
Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Mësohet se synimi i kësaj mbledhjeje do të jetë realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme.
Lidhur me takimin e kryeministrit me deputetët socialist që do të mbahet në Elbasan, Peleshi theksoi se kjo është një mundësi për të diskutuar dhe ndarë ide lidhur me parlamentaret e viti 2025.
“Është një mundësi për të ndarë mendimet, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha ai.
Fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren.
@NewsIn.Al

