Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale ka lidhur Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila do të zhvillohet nesër, me 180-vjetorin e lindjes së Naim Frashërit. Rama e ka cilësuar si një “mister të gëzueshëm” faktin që drita jeshile për çeljen e fazës mbyllëse të negociatave të anëtarësimit në BE po vjen pikërisht në përvjetorin e lindjes së poetit dhe ideologut të Rilindjes Kombëtare.
Kreu i qeverisë shprehet se, “Shqipëria 2030” do të jetë viti kur vendi do të bëhet pjesë e familjes europiane, duke e cilësuar atë si “Vitin Europian të Naimit”.
#edirama #naimfrasheri #viral
@NewsInAl
