Sunday, July 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiLAJM I FUNDIT: Jep DORËHEQJEN kryepolici në qytetin…

LAJM I FUNDIT: Jep DORËHEQJEN kryepolici në qytetin…

Elton Alushi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur papritur të largohet nga detyra, duke i dorëzuar dorëheqjen kryepolicit Skënder Hita, mëson ekskluzivisht newsbomb.al.

Shkaqet dhe arsyet që kanë çuar numrin 1 të Policisë së kryeqytetit të japë dorëheqjen mbeten të panjohura, pasi muaj më parë ai ka kaluar me sukses “vettingun” dhe rezultatet e punës së tij në Tiranë janë mjaft pozitive.

“Newsbomb” ka mësuar ekskluzivisht këtë vendim të papritur të Elton Alushit, i cili tashmë është në zyrën e kryepolicit të Shqipërisë, Skënder Hita, ndaj mbetet për t’u parë nëse ajo do të pranohet.

Prej më shumë e një viti e gjysmë, strukturat e DVP Tiranë kanë qenë në varësinë e Elton Alushit. Më parë, ai ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Vlorës dhe ka kaluar me sukses vettingun.

Më 7 mars 2025, kryepolici i Tiranës është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për arsye që mbeten edhe sot të panjohura, ndërsa pas daljes nga godina e qelqtë, nuk bëri asnjë koment për mediat.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments