Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKryeministri kalon një mbrëmje në Mali i Shenjtë-Halkidhiki

Kryeministri kalon një mbrëmje në Mali i Shenjtë-Halkidhiki

Pas një takimi të zhvilluar në Korçë lidhur me reformën territoriale, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë ku zhvilloi një vizitë në Malin e Shenjtë (Agio Oros). Në këtë udhëtim, ai shoqërohej nga djali i tij i madh, Greg Rama, si dhe nga kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo.

Vizita u bë e ditur nga media greke “Orthodoxia News Agency”, e cila publikoi pamje nga qëndrimi i delegacionit shqiptar në Manastirin e Shenjtë të Madh të Vatopedit. Sipas raportimeve, kryeministri Rama mbërriti në portin e Dafnës ku u prit nga Guvernatorin Politik të Malit Athos, Alkiviadhis Stefanis, e më pas u drejtua drejt Manastirit të Vatopedit, ku kaloi edhw natën.

Aty ai u prit nga igumeni Jerond Efremi Vatopedini. Gjatë qëndrimit, kryeministri shprehu admirimin e tij për arkitekturën, pikturat dhe trashëgiminë artistike e shpirtërore të manastirit.

Sot Kryeministri udhëtoi drejt Tiranës!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments