Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, deputetët e grupit parlamentar dhe anëtarët e kabinetit qeveritar në një takim të zgjeruar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja është zhvilluar gjate paradites dhe vjen vetëm pak javë pas një takimi të ngjashëm, gjatë të cilit u analizua ecuria e punës së qeverisë dhe u diskutuan prioritetet për vijimin e reformave.
Megjithëse nuk është bërë publike një rend dite zyrtar, burime bëjnë me dije se në fokus pritet të jenë koordinimi i mëtejshëm mes qeverisë dhe grupit parlamentar, si edhe orientimet për çështjet kryesore të axhendës politike dhe qeverisëse.
Takimi pritet të shërbejë edhe si një forum për të vlerësuar punën e ministrive dhe për të diskutuar hapat që do të ndërmerren në muajt në vijim.
Mbetet për t’u parë nëse kryeministri Rama do të japë sinjale për ndryshime në qasjen e qeverisë apo do të kërkojë përshpejtimin e zbatimit të reformave, në një periudhë kur zhvillimet politike në vend vijojnë të mbeten në qendër të debatit publik
@NewsIn.Al
