Kryeministri Rama thërret Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS më 4 nëntor
Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën e ardhshme më 4 nëntor, Kongresin e Jashtëzakonshëm.
Në Kongres pritet që të votëbesohet Sekretari i Përgjithshëm i PS, ku mes kandidatëve është edhe Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.
Ndërkohë sipas thashethemeve mediatike dhe politike kryeministri Rama pritet që të vlerësojë disa socialistë duke ju dhënë poste partie, nga ana tjetër ministrat janë përfshirë nga “ethet” e vendimeve të kryeministrit. Mësohet se të rrezikuar për t’u shkarkuar janë disa ministra që kanë llogari të hapura me SPAK, por edhe ata që nuk kanë përmbushur pritshmëritë.
Ndërkaq dje në disa media online, por edhe gjatë ditëve të fundit ka qarkulluar edhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pasi pak ditë më parë idenë për zgjedhje e ka artikuluar edhe kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist të mbajtur të mërkurën e 18 tetorit të këtij muaji. Mësohet se porosia e parë që u ka lanë Rama vartësve të vete ka qenë zbritja në terren dhe përgatitja për zgjedhje
Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.
@NewsIn.Al

