KreuAktualitetiKryeministri Rama vizitë në Bashkinë e Tiranës, zbulohet…

Kryeministri Rama vizitë në Bashkinë e Tiranës, zbulohet…

Kryeministri Rama vizitë në Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar përsëri këtë pasdite Bashkinë e Tiranës. Sipas asaj që raportohet në media, Rama ka thirrur në takim të gjithë drejtorët e këtij institucionit.

Kjo mbledhje është organizuar në kuadër të diskutimeve për analizat javore të punës së Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu nuk ka kaluar pa u vënë re se ky takim i Ramës me drejtorët e Bashkisë është zhvilluar vetëm një ditë përpara seancës gjyqësore që do të mbahet nesër për kryebashkiakun Veliaj, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Tashmë në mungesë të Veliajt, kryeministri Rama është angazhuar më shumë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës duke zhvilluar mbledhje të njëpasnjëshme me drejtorët si dhe duke qenë në krye të aktiviteteve kryesore të këtij insitucioni.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit