Mos u habisni pse rrihen adoleshentët mes njëri-tjetrit rrugëve të Shqipërisë !!!
Sherrxhinjtë i kemi kudo që nga “kryetar fshati”, “kryetar partie” e deri në “deputetë” në Kuvendin e Shqipërisë.
Sherr bëhen në zgjedhjet për kryesinë e partive politike.
Sherr bëhen në zgjedhjen e kryetarëve të fshatit.
Sherr bëhen për kryetarin e
Partisë në bazë.
Sherr bëhen në zgjedhjet lokale.
Sherr bëhen për votat në zgjedhjet për në Kuvendin e Shqipërisë.
Sherr bëhet në Kuvendin e Shqipërisë mes deputetëve.
Kudo agresivitet në këtë shoqëri të deformuar ku njerëzit e urtë janë larguar nga skena për të shpëtuar nga sherri.
***
Sot nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur dhe sende të forta. Ngjarja ka ndodhur sapo ka mbaruar orari mësimor përballë ambienteve të gjimnazit, teksa 3 prej të rinjve kanë qenë të ulur në kafe dhe papritur i kanë prerë rrugën një tjetër bashkëmoshatari.
Pasi e rrahën kuptuan që kishin rrahur dikë tjetër e jo atë që prisnin për ta rrahur!

Jorgji SIDHERI
@NewsIn.Al

