Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtKryepeshkop Anastasi!

Kryepeshkop Anastasi!

Nje personalitet emblematik botëror që ka kapërcyer ç’do kufi hapësinor, një figurë që prek Hyjnoren!Ky është Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastasi. Sepse nuk u largua kurrë nga zemrat tona, nga jeta jonë. Me thjeshtësi dhe përulësi, po udhëton drejt Krijuesit të Madh. Nga e djathta e Atit dhe e Nënës, që u shugurua! Një personalitet nga më të rrallët, në mos i vetmi.

Një personalitet që punoi për popullin shqiptar, për krishterimin dhe ortodoksinë në kohë të vështira, duke bërë një vepër të pallogaritshme dhe duke dhënë dashuri të vërtetë për të afërmin! Sikur të kishim më shumë Anastasë jeta do të ishte më e mirë. Për çfarë të flasim më parë? Për studimet e tij të shkëlqyera? Për përkushtimin e tij? Për veprën e tij në vendet afrikane, veçanërisht në Ugandë? Ishte kujdestar i Mitropolisë së Shenjtë të Afrikës Lindore: Ugandë, Kenia, Tanzani! Njohës i të paktën shtatë gjuhëve, autor i shumë veprave dhe studimeve, por mbi të gjitha një bari shpirtëror.

Fatkeqësisht, Greqia e humbi, por për fat të mirë e fitoi Shqipëria. Vepra e tij është e paçmueshme. U luftua për shkak të kombësisë, por iu përgjigj me vepra dhe me dashuri të pakufishme për grigjën e tij. Sa herë që dua të shkruaj për të ndjerin Kryepeshkop Anastasi, fjalët janë të varfra për të përshkruar personalitetin dhe veprën e tij. Pata fatin ta takoj disa herë dhe, nëse më lejohet ta përshkruaj me pak fjalë… ai ishte një Engjëll mbi tokë. Ky ishte Anastasi, dhe kështu do të mbetet në zemrat tona. U luftua, po, shumë, por qëndrueshmëria, përkushtimi dhe shpirti i tij i madh nuk u thyen nga plagët, ligësia dhe mëria. Kjo tokë e bekuar që quhet Shqipëri ishte me fat që e kishte pranë. Personalisht, e admiroj qëndrueshmërinë dhe mirësinë e tij, sepse nuk besoj se do mund t’i ngjaj kurrë. Si mundem, në fund të fundit? Udhëtim të mbarë drejt Dritës, i dashur Hirësi! Ti nuk u largove! Do të jesh gjithmonë në zemrat tona dhe një far i ndritshëm për jetën tonë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments