KreuAktualitetiQIRINJTË … /Konstandin Kavafi (1899)

QIRINJTË … /Konstandin Kavafi (1899)

QIRINJTË
Konstandin Kavafi

Ditët e së ardhmes, ditët pra që vijnë,
një rresht qirinjsh të ndezur,
përpara na qëndrojnë,
të artë, të nxehtë, qirinj të gjallë.

Ditët që shkuan, mbetën prapa,
një rresht i dhimbshëm qirinj të shuar,
qirinj të ftohtë, të shkrirë, të kërrusur.
Më të afërmit, akoma nxjerrin tym.

  1. Nuk i shoh dot,
    pamje që më këput shpirtin,
    kujtimi i dritës së tyre më trishton.
    Të ndezurit qirinj që kam përpara, veç shoh.

Kokën prapa, jo, nuk dua ta kthej,
dhe bën vaki i shoh, këta qirinj, kam frikë.
Sa shpejt që zgjatet i errëti rresht,
të shuajturit qirinj sa shpejt që shtohen.
v. 1899

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
Botuar tek: I.V.B. “Fragmenta Litteraria – Varia” 2, v. 2024, fq. 153, 154

* * *

Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë, më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine, nga Kostandinopoja. Kavafi konsiderohet si njëri prej poetëve më të mëdhenj të Evropës, në kapërxyell të të dy shekujve, konsiderohet gjithashtu si një fizionomi paralele e Fernando Pessoas. Gjithë vepra e tij janë vetëm 154 poezi të botuara dhe rreth dhjetë të tilla të tjera, të pabotuara. Kavafi vlerësohet si mjeshtër i shkëlqyer për përdorimin prozaik të metaforave, për imagjinatën e përsosur historike, për finesën estetike, etj. Nga vargjet e tij kam sjellë këtu, të shqipëruar, poezinë e shkurtër, të njohur në mbarë botën, të titulluar “Qirinjtë” e cila konsiderohet si një kryevepër për të gjitha kohët. (I.V.B.)


@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit