Kryeqyteti i kthyer në një “parajsë” të eskortave të huaja…aktivistja Zhaklinë Lekatari ka treguar rastin në pallatin ku ajo banon, ku dyshohet se mund të ushtrohet prostitucioni.
Euro Girls Escort rezulton që në Shqipëri 1274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra.
Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të huaja, aktivistja Zhaklinë Lekatari ka treguar rastin në pallatin ku ajo banon, ku dyshohet se mund të ushtrohet prostitucioni.
Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare”, Lekatari tha se dy katet e para të pallatit të saj janë hotel, i cili ka dy hyrje, një prej të cilave është nga pallati ku hyjnë edhe banorët. Ajo tha se nuk mund të thotë nëse çiftet që shkojnë aty janë për të ushtruar prostitucioni apo për të kaluar natën në hotel se janë turistë apo një çift normal, por shtoi se shteti duhet të vendosë rregulla në mënyrë që prostitucioni të mos kthehet në një aktivit masiv, ku në vendin tonë është i paligjshëm.
Në një investigim që “Jetë Shqiptare” ka bërë në Euro Girls Escort rezulton që në Shqipëri 1274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra.
@NewsIn.Al
