Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar pas kontrolleve nga Prokuroria e Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se “hetimi pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.”
Kryebashkiaku i Tiranës thekson se ai dhe familjarët e tij, do jenë gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë’
“Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve”, shkruan Veliaj.

@NewsIn.Al

