Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKryhet ekstradimi i Laert Haxhiut nga shteti grek drejt Shqipërisë

Kryhet ekstradimi i Laert Haxhiut nga shteti grek drejt Shqipërisë

Ekstradimi i Laert Haxhiut nga shteti grek drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit, në masa të larta sigurie dhe me forca RENEA.

Laert Haxhiu ishte i shpallur në kërkim, teksa mbi të rëndojnë disa akuza të veprave të rënda penale. Pas disa letër shkëmbimeve mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, sot është finalizuar ekstradimi i të shumë kërkuarit, Haxhiu.

Ai është cilësuar edhe si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. GJKKO e ka dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës më 2017 me dy të vrarë dhe 3 të plagosur, në rivalitet grupesh kriminale.

Çështja ndodhet në Apel. Haxhiu refuzoi ekstradimin me pretendimin e hakmarrjes, por Greqia e rrëzoi kërkesën, sikurse edhe atë të azilit.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments