Home Aktualiteti Lamtumira e Bejkush Birces…/Nga Adriatik Riza Dosti

Lamtumira e Bejkush Birces…/Nga Adriatik Riza Dosti

0
Lamtumira e Bejkush Birces…/Nga Adriatik Riza Dosti

Lamtumira e Bejkush Birces…

Eshte shuar sot ne Tirane e prane familjes se tij ne moshen 87 vjecare nje nder emrat e shquar e te shume respektuar te historise se futbollit shqiptar nder vite Bejkush Birce.

Djaloshi vlonjat i lindur ne Bolene te Vlores …me nje femijeri fort te hidhur [ i mbetur jetim ]…ne rinine e tij do te dashurohej teresisht pas sportit ku edhe ushtroi nder vite boksin, notin, volejbollin, futbollin etj…

Do te ishte selektori e trajneri i pa harruar kryeqytetas Xhavit Demneri qe do e afronte se pari Bircen tek te rinjte e Tiranes …e me pas Bejkushi do te luante edhe per Flamutarin e tij te zemres e me Partizanin.

Ishte ende shume i ri kur i ofruan postin e trajnerit te Partizanit …71-72…ku pergjegjesia ishte teper e madhe edhe sportive por edhe politike pasi dihej fort mire se cilet qene realisht ne krye te ketij klubi…aso kohe…

Bejkushi ishte njeri korrekt, serioz, i ndershem, pasionant, i perkushtuar e vecmas dallohej per disiplinen ne ekip per te cilen nuk falte e nuk toleronte askend.

Ata ”lart” e donin dhe e respektonin per ate c’ka bente ne sport por njeherazi me tipin e karakterin e tij shpesh u mbeste Sharra ne gozhde…ndaj edhe e luftonin jo pak…

Me Partizanin te cilin e drejtoi ne dy periudha 71-72 dhe 78-84 …fitoi dy tituj kampione ne 79 dhe 81 si dhe nje kupe te Shqiperise ne 80…ndersa me Dinamon fitoi kampionatin ne 90 …dy kupa te Shqiperise ne 89 dhe 90 si dhe Superkupen po ne 90…

Te paharruara ndeshjet e medha e fitoret e bujshme europiane te Partizanit te Birces …ndaj Selltikut , Malmoes , Austrise se Vjenes…
e me pas edhe disa ndeshje te Kombetares shqiptare drejtuar prej tij…

Ne vazhdim e nder vite Bejkush Birce ka qene edhe trajner i Flamurtarit, Lokomotives e i Naftetarit…ku u dallua per gjithe c’ka beri vertet mire per futbollin vlonjat, durrsak e ate kucovar…

Ne periudha teper te veshtira te futbollit shqiptar Bejkushi ka qene dy here edhe trajner i kombetares se Shqiperise…ku historite e atyre viteve sot tingellojne krejt te pa besueshme…

Ngaqe e kisha mik te mire, te hershem, te sinqerte e familjar prej gojes se Bejkushit kam mesuar e degjuar histori nga me te cuditeshmet ndodhur ne futbollin shqiptar nder vite …

Sidomos periudha 90-94 ka qene e mbushur me aventura te llojit unikal.

Qe nga arrestimi i gjysmes se lojtareve te kombetares shqiptare ne aeroportin Hithrow te Londres rruges-tranzit per ne Islande … arratisja e lojtareve tane po te Kombetares ne France …e me pas tek kthimi ne Tirane…denimet e renda e perjashtimi nga futbolli i vete Birces por edhe i shume lojtareve te tij…e deri tek kombetarja e Shqiperise qe vraponte me canta ne krah ne nje stacion treni ne Cekosllovaki…per te kapur trenin ne orarin e sakte e per te mos humbur ndeshjen ne qytetin e Olomoucit … [???]..

Ne periudhen 1997 – 2001 Bejkushi ka qene edhe zv. President i FSHF …ku eshte shquar serisht per ndershmerine e karakterin e tij fisnik …si njeri qe si njihte e si donte kurre pislliqet e kompromiset ne kurriz te dikujt tjeter e pa drejtesisht.

Proverbiale thenia e Bejkushit ne nje bashkebisedim me nje nga kreret e udheheqjes se larte shqiptare te asaj kohe …Hysni Kapon i cili tek po ndiqte nje stervitje te Flamurtarit i thote…mire po punon mo Bejkush …fort mire… dhe na ke bere nje ekip vlonjat te shkelqyer po nje portier me te mire se ky qe kemi a derezi si nuk na gjete dot…

….po c’te bej une i ziu o shoku Hysni ju pergjigj Bejkushi…s’lashe cep pa e bredhur Vloren qytet e fshat e s’gjeta qe s’gjeta dot nje portier me te mire se ky …dhe a di pse…se s’ka Lab qe shtrihet kollaj ne toke …ndaj…

Me largimin e tij nga kjo Bote…futbolli shqiptar humbi nje nder emrat e shume respektuar te tij…kontributin e te cilit do ta kujtoje perjetesisht…

Familja humbi njeriun e saj te dashur, te shtrenjte e te pa zevendesueshem…

Une e te gjithe ata qe e njohen nga afer Bejkush Bircen humbem nje mik te mire besnik e fisnik .

Lamtumire …te prehesh ne Paqe e te qofte Dheu i lehte Bejkush Birce.

Faleminderit per gjithecka te mire qe i dhe nder dekada futbollit shqiptar.

A.R.DOSTI

@NewsIn.Al