KreuAktualitetiKu jetojmë o Zot? U vra se nuk pagoi gjobën e të...

Ku jetojmë o Zot? U vra se nuk pagoi gjobën e të “fortit” të qytetit!?

U vra se nuk pagoi gjobën e të “fortit” të qytetit…Rikthim në vitet’90!?

Dëshmitarët okularë kanë treguar se në momentin kur vrasësi i ka dalë para, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.

Xhiroja ditore i kushtoi jetën Egli Progës, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.

Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie.

Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Ndërkohë policia e fshehu ngjarjen, duke e paraqitur atë si një aksident.

Krimi ka tronditur banorët e qytetit të Pogradecit.

Edhe prokuroria ka vendosur të ngrejë ndaj tij akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Një akuzë e tillë parashikon dënim me gjobë deri në 5 vite burg.

Familjarët e viktimës thonë se ai rrezikon të lirohet më shpejt, ndërkohë që një qytetar i ndershëm dhe punëtor i Pogradecit humbi jetën për shkak të dhunës nga njerëzit e partisë në pushtet.
Ata gjithashtu shprehen se ka përpjekje që kjo vrasje mund të klasifikohet si vrasje nga pakujdesia dhe të dënohet vetëm me 5 vite burg. (Newtrale)

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit