Ku më shumë se në Kolonjë mund të gjesh produkte “bio”… ? Ushqimet, muzika kolonjare, kultura, qetesia, tradita, fotografitë e Dhimiter Vangjelit… të gjitha në Kolonjë i keni… mos harroni dhe zairetë e dimrit…
Ja çfarë shkruan ne njoftimin e saj Bashkia e Kolonjes:
Ditën e shtunë duhet me patjetër të jeni në Kolonjë!
Panairi më i madh do të jetë në qendër të Ersekës, me gatime e veshje tradicionale. Do të keni mundësinë të shihni ekspozitën fotografike të të madhit Dhimitër Vangjeli, do të jepen çmimet “Qytetar Nderi” për disa nga personalitetet më të shquara kolonjare e do të kulmojë me koncertin e grupit “As e vogël,as a madhe”, me këngëtarët e famshëm Silva Gunbardhi dhe Selami Kolonja.
Ju mikpresim

