Basha,ky besëprerë i pandreqshëm!
Teksa lideri historik I PD Berisha po tregon ditë pas dite se as që ka ndërmend të tërhiqet nga beteja,për statut dhe dinjitet bashkë,Basha po i kundërpërgjigjet duke përdorur çdo mekanizëm,siç di vetëm ai,për të justifikuar përjashtimin e atit të tij politik,si akt i një lideri olimpik.
Historia jonë e vjetër dhe e re e shtetformimit nuk ka asnjë rast kur figurat historike përjashtohen dhe flaken nga ata që ju zenë vendin.
Liderët e zgjedhin vetë çastin kur dalin nga skena politike me maturi dhe dinjitet dhe nuk presin që biri politik apo dreqi me të birin tju venë shkelmin dhe t’i hedhin tutje.
Ajo që Basha i bëri Berishës,veç një akt i papreçedent politik në shkelje të hapur të rregullave statutore,është një akt besëprerje, i shëmtuar dhe i papranueshëm,që çnderon dhe i ve vulën e turpit të përjetshëm ekzekutorit të tij.
I mbrapshtë dhe alogjik krahasimi që ndeshim shpesh mes Berishës dhe Bashës,duke vënë në dukje çfarë Berisha bëri keq apo s’bëri fare.
Po aq diabolik dhe reflektim i injorancës, argumenti që i kërkon Berishës llogari pse nuk e shkuli komuniznin me rrënjë dhe nuk ndërtoi dot një demokraci pura a thua demokracitë u ndërtokan brenda natës.
Edhe pse Berisha ka qenë një lider me autoritetet të padiskutueshëm,rritur, edukuar dhe formuar në diktaturë,PD kishte ku e ku më shumë demokraci dhe meritokraci se sa kjo organizatë e lodhur dhe e pamotivuar që drejton Basha prej kaq vitesh.
Lulzim Basha,megjithë investimin dhe mbrojtjen e Berishës nuk u bë dot kurrë lider dhe as krijoi dot frymë dhe ekip me figura dinjitoze,ndryshe nga Berisha,bashkëpunëtorët e të cilit ishin figura me profil të lartë politik dhe publik. Mendo të krahasosh Ridvan Boden me Gaz Bardhin,pa menduar që botës i ka ardhur fundi.
Lulzim Basha,biri jo vetëm politik i Berishës,por edhe për diferencën në vite,shkolluar siç thotë në Holandë,ka tiparet e një lideri lindoro-komunist,arrogant,frikacak,burracak dhe primitiv,që po e shkatërron pa mëshirë kështjellën e së djathtës. Mbi të gjitha, Basha mbetet nocion i pakrahasueshëm me lidershipin e Berishës.
Opinion nga Korça Observer
#NewsIn. Al