Kujt i shërben Ora Policore në Shqipëri? Inegzistente kudo, veçse në “gjobat fitimprurëse” të policisë…kudo grumbullime, asnjë masë dhe “shpikja” vjen natën, atëhere kur , ata që presupozohet se janë më të rezikuar, të sëmurët apo të moshuarit ndodhen nën pushtetin e pultit të televizorit!
Kush përfiton nga kjo masë absurde për orët e mbrëmjes? Askush…njerëz të alarmuar se vajti ora, turistë që nuk e kuptojnë se duhet të ngrihen nga lokali se papritur do vijë virusi, biznese turistike që vetëm biznese nuk mund të quhen…fundjava argëtuese të destinuara për të parë ndonje Big Brother, apo Miki Maus …
Ja dhe masat që duhet të zbatojnë shqiptarët:
Masat anti-COVID që janë në fuqi:
-Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00.
-Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:
•Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.
•Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.
•Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
•Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.
•Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 5 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
-Vijon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
-Vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.
“Nëse dini ndonjë vend ku këto zbatohen, atëhere ju kërkoj ndjesë…mirë u pafshim sot në derbi…dhe pas saj mbylluni në shtëpi…”
@NewsIn.Al
