KreuKulturë / ArtKujtesë me vargëzim.../E.Shallvari

Kujtesë me vargëzim…/E.Shallvari

Kujtesë me vargëzim

Nuk pres inkurajim nga njerëzit delirantë
Mbase një “Shëndet!”, në rastet kur teshtij
Eshtë vërtet çudi, si kjo kulturë e “lartë”
Si ky talent i “lartë”, të jetë kaq egoist.

Kam thënë, e them dhe prapë do ta them
Jam egoist ndaj vetes, për veten, brenda saj
Por kurrë jashtë saj ndaj tjetrit me nivel
Ndaj tjetrit me talent, që ligjëron në varg.

Përkulem para tij, përkulem para dijes
I vetmi rast në jetë ku më pëlqen përkulja
E kundërt me ata, që janë mësuar shtirjes
Dhe penën kthejnë në presh, se preshin ju do bytha.

Nuk pres inkurajim nga njerëzit delirantë
Të ashtuqujturit miq, me penën merimangë.

@Edmond Shallvari

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit