KUR KËRKON PUNË TË MIRË…
Nastradini jetoi ca kohë në Afganistan. Një ditë shkoi tek mbreti dhe i kërkoi një punë të mirë.
– Çfarë lloj pune do të bësh? – e pyeti mbreti.
– Qejfi ma ka të më bësh ministër. Fjala vjen, Ministër të Naftës.
– Ministër të Naftës?! Po ti e di mirë që ne s’kemi naftë!
– Naftë e mora vesh që s’kemi, po nuk më the përse të duhet Ministri i Drejtësisë!
(Jean-Claude Carrière, Contes philosophiques du monde entier, Le cercle des menteurs – 2, fq. 219)

