Kur mëngjesi fillon ” të çuditet”…/ Nga Av. Edmond Petraj
U futa në një faqe shumë të bukur me emrin AstroN e cila ka shumë materiale fantastike për historinë.
Kur ç’të shikosh në komente tufa mizash pusete të cilët kundërshtojnë çdo gjë.
Por unë do vlerësoj shumë punën e madhe të Sazan Gurit dhe Eleni Kocaqi.
Sazan Guri, mendimtari i pashoq, që ndoshta na paralajmëron për rrezikun e kafesë së nxehtë dhe lidhjen e saj me tërmetet!
Ai na mëson se nëse ulem në një fushë energjetike të lashtë pellazge, ndoshta mund të gjejmë zgjidhjen për ndryshimet klimatike… ose të paktën të shpikim ndonjë metodë të re për t’i ngjyrosur arushat polare me ngjyrë ulliri.
Dhe sigurisht, ndërsa të tjerët humbasin kohë me teori “shkencore,” Sazani ka një fjalë të urtë dhe një plan që kërkon vetëm disa emisione televizive për të shpëtuar botën!
Ndërsa Kocaqi, historiane e “pashoqe,” që na mëson se shqiptarët jo vetëm që themeluan botën, por edhe ndoshta e krijuan vetë universin!
Sipas saj, Neandertalët ishin shqiptarë që vetëm sa po kalonin një fazë të keqe flokësh, ndërsa piramidat ishin thjesht depo magazinimi për farat e ullirit.
Dhe natyrisht, çdo perandori e madhe nga Roma e deri tek Egjipti ishin thjesht filiale të lashta të “Albanisë së madhe”!
Me gjithë këto zbulime fantastike, habitemi si historia botërore s’ka arritur të kuptojë rolin e vërtetë të shqiptarëve në gjithçka… por ja që për këtë kemi Elenin!
@NewsIn.Al