Kur të do Korça, të do gjithë bota!
Këto janë fjalët që ka thënë lideri demokrat Berisha, në vitet e para të demokracisë, gjatë nje takimi në qytetin e Korçës. Dhe kjo është e vërtetë!
Sot në orën 18 00 në kinemanë e qytetit organizohet Foltorja e Berishës dhe përkrahësve të tij në qarkun e Korçës. Korça është qyteti ku filloi “revolta” ndaj kryetarit Basha me dorëheqjen e pjesës më të madhe të strukturave drejtuese te PD. Po sot?! Si do jetë pjesëmarrja? A do ta quajne demokratët veten ashtu si ndjehen DEMOKRATË, apo do bëjnë llogari poxicionimin e tyre?
Një gjë është e sigurtë vetëm… PD është një parti që u ngrit mbi ideale të pastra demokratike dhe populli e përkrahu pa rezerva këtë. Sot interesat dhe devijimi i shumë drejtuesve nga idealet e viteve 90′ bën që kushdo të ngrejë supet pa dhënë një përgjigje… si të bëjmë… Me Bashën, apo me Berishën?!!!?
Pse çdo njeri me mendim ndryshe do të klasifikohet akoma si “armik klase”… Demokracia është mendimi i lirë…

#NewsIn. Al

