KUR TI NUK BUZËQESH
Kur ti nuk buzëqesh
mërzitet edhe dielli
nga toka del veç flakë
gurë bien nga qielli
Kur ti nuk buzëqesh
më trishtohet jeta
frymëmarrjet arratisen
njësoj si fjalët nga fleta
Kur ti nuk buzëqesh, turfullojnë
njëmijë brenga në gjoksin e hapur
e unë ndihem një copë letre bërë “zhuk”
në cepin e dhomës flakur.
Rinald Kasko _ Kolonjë
@ NewsIn.Al

