Friday, April 17, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNjë koleksion të thënieve më të bukura të Rabindranath Tagore nga Bengali./...

Një koleksion të thënieve më të bukura të Rabindranath Tagore nga Bengali./ Gjergji Gusho

Një koleksion të thënieve më të bukura të Rabindranath Tagore nga Bengali.
Ne e lexojmë botën gabim dhe themi se ajo na mashtron.
Nëse qan sepse dielli ka ikur nga jeta jote, lotët do të të pengojnë të shohësh yjet.
Fjeta dhe ëndërroja se jeta ishte gëzim. U zgjova dhe pashë se jeta ishte shërbim. Veprova dhe ja, shërbimi ishte gëzim
Është shumë e thjeshtë të jesh i lumtur, por është shumë e vështirë të jesh i thjeshtë.
Dhurata e dashurisë nuk mund të jepet, ajo pret të pranohet.
Mos e kufizoni një fëmijë vetëm me mësimet tuaja, sepse ai ka lindur për një kohë tjetër.
Dashuria është një mister i pafund, sepse nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm që mund ta shpjegojë atë.
Muzika mbush pafundësinë mes dy shpirtrave.
Ndryshimet më të mëdha në natyrën e një gruaje vijnë nga dashuria; te burri, nga ambicia.
Ne jetojmë në botë kur e duam atë.qarta; e vërteta e madhe ka heshtje të madhe.
Thellësia e miqësisë nuk varet nga kohëzgjatja e njohjes.
Vetëm në dashuri uniteti dhe dualiteti nuk janë në konflikt.
Dita ime ka mbaruar dhe unë jam si një varkë e tërhequr në plazh, duke dëgjuar muzikën e kërcimit të baticës në mbrëmje.
Në Art njeriu zbulon vetveten dhe jo objektet e tij.
Jo goditjet e çekiçit, por vallja e ujit, i gdhend gurët në përsosmëri.
Yjet nuk kanë frikë të duken si xixëllonja.
Edukimi më i lartë është ai që jo thjesht na jep informacion, por e bën jetën tonë në harmoni me gjithë ekzistencën.
Bukuria është thjesht realitet i parë me sytë e dashurisë.
Uji në një enë është me i kthjellët; uji në det është i errët. E vërteta e vogël ka fjalë qarta; e vërteta e madhe ka heshtje të madhe.
Thellësia e miqësisë nuk varet nga kohëzgjatja e njohjes.
Vetëm në dashuri uniteti dhe dualiteti nuk janë në konflikt.
Dita ime ka mbaruar dhe unë jam si një varkë e tërhequr në plazh, duke dëgjuar muzikën e kërcimit të baticës në mbrëmje.
Në Art njeriu zbulon vetveten dhe jo objektet e tij.
Jo goditjet e çekiçit, por vallja e ujit, i gdhend gurët në përsosmëri.

Gjergji Gusho_ NË Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments