KreuAktualitetiKush...dhe perse e luftojne Korcen.../A.R.Dosti

Kush…dhe perse e luftojne Korcen…/A.R.Dosti

Kush…dhe perse e luftojne Korcen…

Që historia të mos harrohet kurrë!

Nuk eshte se mora shkas nga dhuna e ndodhur dhe e ushtruar ndaj lojtareve korcare te Skenderbeut perpara ndeshjes ne Fushe Kruje kunder Kastriotit…por ky shkrim i imi u nxit nga nje lufte e beteje e gjithaneshme e nje grupi te caktuar dhe e nje klani antishqiptar politiko-sportiv kunder Korces, klubit te saj te futbollit dhe korcareve ne pergjithesi…qe ka te pakten dy-tre vjet qe s’po resht se ndaluri kudo,,,ne media ne teresi,,,ne shtyp, radio, tv e kudo ku mercenare te paguar e per interesa te ndryshme te klaneve te caktuara e te pista sigurisht vazhdojne e vjellin vrer e hedhin balte mbi Korcen e mbi korcaret…pra thjesht shqiptaret gjakprishur te atij lloji jane ngritur kunder nje pjese tjeter shqiptaresh qe kane qene e mbeten historikisht krenari kombetare e Shqiperise nder dekada …

Perse sulmohet e anatemohet Korca sportive…Skenderbeu i Takajt e i tifozeve te kulturuar e objektive korcare…perse sulmohet i vetmi ekip qe u be krenaria e futbollit kombetar shqiptar kur si askush tjeter me pare ne historine e futbollit shqiptar dy here radhazi do ta prezantonte futbollin tone ne grupet e Uefa Europa League… e per te pakten prej nje 10 vjecari eshte ne krye te cdo gjeje te mire e te mbare ne futbollin tone …e natyrisht te qenit 7 here resht Kampion absolut duket se ka bere dike xheloz e me dhimbje koke ndaj dhe Sjkenderbeu i cili ju ka ardhur ne maje te hundes duhet sulmuar e luftuar kesisoj .,..,me te gjitha format e menyrat sa e ku te mundet…derisa te shkaterrohet fare ose te shkoje ne prag-shkaterrimi sic e pesuan Dinamo, Besa,Vlora, Fieri, Lezha, Berati, Lushnja, Elbasani, apo edhe Tirana e Vllaznia etj…

I vetmi klub futbolli ne Shqiperi i ngritur mbi baza profesioniste e bashkekohore…i menaxhuar korrektesisht e qe funksionon sic duhet te funksionoje normalisht nje klub sportiv…cuditerisht eshte bere hale ne sy …nga nje klan qe jeton ne te njejtin shtet ku Rrumpalla duhet te beje ligjin e te mbizoteroje …ku injoranca e kafsheria eshte ne sistem dhe… dija , kultura , suksesi , arritjet, qytetaria e civilizimi jane te denuara ende te luftohen nga te gjitha anet e me cfaredo mjeti qe kane ne dore vandalet e anadollaket me dhe pa pushtet ….

Perse sulmohet e luftohet Korca sportive?

Pse se shpejti feston 100 vjetorin e se pares shoqeri sportive te ngritur me aq pasion e deshire nga djaleria korcare e te quajtur me emrin e Heroit tone kombetar Skenderbeu…?

Sepse nxorri kampionin e pare e te madh te Ciklizmit kombetar shqiptar Mishel Cicon e famshem?

Sepse i dha futbollit shqiptar kollose e ikona te pa perseritshme te tij si Koco Dinella, Aleko Pilika, T.Vaso, Dh. Dembo, Dh.Xhambazi, J.Kaci, M.Kercic, Gj. Ballco,…e deri tek kapiteni i fundit i Skenderbeut B.Shkembi etj etj..
.
..Sepse i dha boksit shqiptar nje fenomen e kampion te madh si Dhori Gernjoti?

Sepse i dha Atletikes shqiptare Legjenda qe meritojne respekt e mirenjohje te vecante nga te gjithe shqiptaret si e pa perseriteshmja Marjeta Pronjari [ Zace]..Mbreteresha e pistes se vrapimit …Pavlina Evro e pas saj edhe koleget e saja Hanxhara, Mekshi etj etj ?

Sepse i dha Shqiperise basketbolliste klasi si Zamira Koleci, Lida Shehu, Sylenji e nje ekip tejet simpatik qe respektohej shume ne basketbollin shqiptar te femrave ?

Sepse pati nje ekip volejbolli femrash model aq sa Dinamo e famshme e Tartarit te asaj kohe ”mendohej mire” kur vinte ne Korce… e ku qe nga e pavdekshmja Tamara Nkolla ..fanelen e Skenderbeut do ta nderonin radhazi Eva Duni, Bruna Tasho, Egla Mico etj etj…

Perse sulmohet Korca sportive…pse i dha Shqiperise nje Trajner te permasave europiane te atletikes si i fameshmi Piro Kasati apo edhe nje tjeter gjikand te fushes se trajnigut si i madhi Pandi Gellci…?

Perse sulmohet Korca…pse ne Lojerat me dore, ne boks, ne ciklizem, ne futboll, ne atletike e pothuajse kudo ne sportin kombetar shqiptar ka qene kurdohere nder me te mirat e vendit e fanelen e nderuar te klubit te saj sportiv e kane mbajtur me nder e respekt nje sere emrash e figurash sportive qe meritojne konsiderate e mirenjohje te vecante te pakten nga ne njerezit e komunitetit sportiv shqiptar ?

Perse sulmohet Skenderbeu i sotem i Takajt ..sepse na beri krenare ne Europe e na tregoi se si mund te ngrihet, te funksionoje e te mberrije larg deri ne ”kalendat e ndaluara” te futbollit europian ku futbolli yne kombetar as kishte guxuar te afrohej e as te enderronte te ishte deri atje ku vajten korcaret?

Perse sulmohet Korca e historise, qytetarise dhe civilizimit?

Perse sulmohet Korca…per dijen, traditen kombetare, historine brilante kombetare, per qytetarine, kulturen , civilizimin model.. arsimimin, per artin, sportin, miresine e mbaresine e saj model e si te askujt tjeter ne Shqiperi?

Perse sulmohet e luftohet …per ABC e pare shqipe,,,per Themistokli Germenjin e Mihal Gramenon e pushkes e te penes… per Liceun e famshem francez qe i dha qytetit me te drejte nofken e merituar te Parisit shqiptar?

Luftohet e sulmohet per Tefta Tashko Kocon hyjnore…per Grupin Memedhetar Lira… per Serenatat e fameshme te dashurise me kitare qe edhe Murin e bejne te gezohet e jo me Njerine te lumturohet?

Perse luftohet e sulmohet Korca kur… ne Shqiperi akoma mbizoteronte Kali e Gomari … e atje leviznin makinat, filispidet e vijonte regullisht fluturimet prej Aerodromit te saj Aeroplani i linjes Korce -Tirane?

Kur ne Shqiperi te mbyste ferexheja e atje ne Kinemate Morava e Majestik shfaqeshin filmat e kohes qe kishin pushtuar europen e qyteteruar?

Sepse kur Korca prodhonte e pinte Birren e saj te famshme …me shume se trecereku i shqiptareve pinin uje Pusi?..

Perse sulmohet e luftohet Korca…per Malin e saj te famshem e piktoresk Morova ne rreze te te cilit shtrrihet ky qytet nje nder krenarite e pakta kombetare tonat ..apo edhe per historine renqethese shekullore te qyteterimeve te kah hereshme shqiptare te Voskopojes, Dardhes e Boboshtices. ..etj etj…

Perse nuk ju pelqen Korca …sepse ka nxjerre nje plejade Artistesh brilante qe aq shume i kane dhene skenes dhe ekranit shqiptar ..qe nga me te hereshmit e deri tek Pandi Raidhi, cifti Orgocka ..Aleko Prodani e ne nje liste te gjate pa mbarim krenarie kombetare si askush tjeter vec saj e Shkodres?

…Dhe tek rri e i mendoj te gjitha keto dhe e imagjinoj se si korri i kukuvajkave behet keq e semuret kur shume miresi, perparim e mbaresi shqiptare vjen pikerisht andej…prej Korce…shume kulture, qytetari e civilizim.,,,shume histori e krenari kombetare ze e nis pikerisht andej nga Korca…me vjen te uleras me sa kam ne koke…Rrofte dija e dituria…rrofte qytetaria e civilizimi dhe Vdekje injorances , cmires, xhelozise e anadollizmit …

Ndaj sa here me mban zgjuar nje fjale e mencur e te pareve tane te zgjuar sa me s’ka e patriote te rralle si ata e askush tjeter…teksa thone se…nese nuk ke mundesi te besh mire o njeri,,,te pakten mos bej keq…ndaj dhe Zoti o njerez ..jo me kot i ka dhene njeriut te shkrete …dy sy , dy veshe e nje goje te vetme…qe te shohe e te degjoje me shume se sa te flase…por ja qe kjo e zeza dhe e shkreta Shqiperi e jona edhe ne ato qe i ka falur Perendia kerkon te jete e pervecme dhe kunder saj…

Fali zot te marret se s’dijne se c’bejne …por aman te lutem mos i fal ngahera se na bejne dem te madh …gjithe NE ..te tjereve qe s’u kemi asnje borxh …

.Adriatik Riza Dosti

*Në Korçën tonë*, shkurt 2019

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit