Kush ka të drejtë veç policisë së shtetit të përdorë gazin lotsjellës? Si u gjend brenda selisë së PD gjithë ky gaz i bardhë?! Kjo është demokracia? Akuzonte ministrin e brendshëm për përdorimin e gazit lotsjellës dhe sot e përdor vetë ndaj zgjedhësve të vet…A mund ti besohet një kauzë demokratike Lulzim Bashës? Si mundet të drejtojë opozitën një njeri që anatemohet nga anëtarët e partisë së vet.
Nuk dua të analizoj Berishën, veprimet dhe mënyrën e drejtimit të tij, por jo rrugë që po ndjek Basha vetëm pro demokratëve nuk mund të jetë. Askush nuk e do dhunën dhe askush nuk duhet të bëhet shkak që kjo dhunë të shkallëzohet Kush nuk e do dhunë distancohet!
Basha – Berisha…jepni të dy dorëheqjen dhe çdo gjë merr fund. Një kryesi e re, është e vetmja që bashkon opozitën.
A duhet të ndiqen penalisht përdoruesit e gazit lotsjellës?
@NewsIn.Al

