Ky është 33-vjeçari monstër që u vra nga burri i motrës!
Viktima përdhunoi vajzën e autorit që në moshën 9-vjeçare – Informacione të reja për vrasjen në Agria Volos
33-vjeçari që u vra nga dhëndri i tij 50-vjeçar, kur ky i fundit mësoi se përdhunonte vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare, banonte në rrugën Garefis 16, në Volos. Ky është Jordanis Pelivani (Erion Pelivani nga Poliçani), të cilin fqinjët e cilësuan si një njeri të qetë.

50-vjeçari Fatmir Talellari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas vajzës, Jordani (Erioni) e shantazhonte duke publikuar video dhe foto nga aktet e tij të sëmura, duke i kërkuar shuma parash.
Vajza është nga martesa e parë e babait, nëna e së cilës ndërroi jetë në një aksident.

@NewsIn.Al

