KreuAktualitetiVrau kunatin me plumb - Viktima dhunoi vajzën e autorit që në...

Vrau kunatin me plumb – Viktima dhunoi vajzën e autorit që në moshën 9-vjeçare – Krimi i nderit minutë pas minutë

Vrau kunatin me plumb – Viktima E Pelivani dhunoi vajzën e autorit F, Talellari që në moshën 9-vjeçare –

Komuniteti i Volosit është tronditur nga një krim i ri i ndodhur në zonë me autor një 33-vjeçar me origjinë shqiptare dhe një bashkatdhetar 50-vjeçar.

Sipas informacioneve, autori i dyshuar para vrasjes kishte marrë armën e gjahut nga shtëpia e tij në Argallasti të Pelionit. Më pas ai shkoi në Agria Volou dhe i kërkoi të shoqes që vëllai i saj të shkonte ta ndihmonte, pasi “makina e tij kishte pësuar një defekt mekanik”. Ky ishte kurthi që kishte ngritur për të sjellë viktimën pranë tij. Kur të dy personat u takuan, ata patën një debat të ashpër dhe me armën që kishte me vete e goditi në fytyrë. Viktima është kapur në befasi dhe ka tentuar të reagojë teksa ka tentuar t’i marrë armën. Në atë moment u dëgjua e shtëna dhe ai u rrëzua përtokë.

Policia me të mbërritur në vendngjarje e ka gjetur viktimën  të shtrirë, me lëndime në fytyrë dhe plagë me armë zjarri në kraharor, ndërsa pranë tij kishte edhe copa të armës një tytë. Pikërisht përballë, makina e viktimës ka qenë e parkuar përkohësisht dhe me motor të ndezur dhe mesa duket sapo ka dalë është sulmuar nga 50-vjeçari.

Ai e vrau sepse ai kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte, e shantazhonte duke publikuar video dhe foto nga aktet e tij të sëmura, duke i nxjerrë shuma parash.

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

Njoftimi i Policisë

Një i huaj është arrestuar ditën e djeshme (09.01.2024) në selinë e NënDrejtorisë së Sigurisë Volos, ndaj të cilit është ngritur një dosje për vrasje me dashje dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Në mënyrë të veçantë, mbrëmjen e djeshme, autori është takuar me një tjetër të huaj në zonën e Volosit dhe në rrethana që po hetohet, viktima ka mbetur i plagosur për vdekje nga një armë gjahu që mbante autori.

Autori ka njoftuar policinë, ndërsa pak më vonë është paraqitur dhe është arrestuar. 

Është sekuestruar një armë gjahu dhe një gëzhojë. 

I arrestuari me dosjen e ngritur në ngarkim të tij do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Volos, ndërsa hetimet paraprake kryhen nga Drejtoria e Sigurimit të Volos. ».

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit