KreuAktualitetiKy është Ballkani: Bashkimi Evropian mund të vërë veton ndaj Serbisë për...

Ky është Ballkani: Bashkimi Evropian mund të vërë veton ndaj Serbisë për t’u bashkuar me BE-në

Ky është Ballkani:

Bashkimi Evropian mund të vërë veton ndaj Serbisë për t’u bashkuar me BE-në nëse presidenti Aleksandër Vojçiq udhëton në Rusi muajin e ardhshëm për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, të ftuar nga presidenti rus Vladimir Putin, shkruan Telegrafi britanik.

Siç ka njoftuar vazhdimisht, presidenti i Serbisë do të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores më 9 maj në Moskë.

Megjithatë, siç shkruan Telegrafi, zyrtarët evropianë paralajmëruan Vuçiqin se vizita e tij do të ishte shkelje e kritereve të bashkimit në bllok dhe do të prishë ambiciet e Serbisë për në BE.

Sipas tyre, vizita do të tregonte gjithashtu mbështetje thelbësore për pushtimin rus të Ukrainës.

Vuçiq, i cili shpesh ka shprehur një qasje pro-ruse, njoftoi se një njësi e ushtrisë serbe do të marrë pjesë në paradën e 9 majit në Sheshin e Kuq në kryeqytetin rus. Ai gjithashtu përmendi se do të ishte hera e parë që Serbia merr pjesë në ngjarjen e “përbashkët” të paradës.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaya Kalas, tha se ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan të hënën për shtetet anëtare që mund të marrin pjesë në ceremoninë në Moskë.

“Çdo pjesëmarrje në paradën apo festimin e 9 majit në Moskë do të merret seriozisht nga pala evropiane, duke pasur parasysh se Rusia në fakt po zhvillon një luftë të madhe në Evropë”, tha Kalas.

Vuçiq ka njoftuar se në Moskë do të shkojë me aleatin e tij, kryeministrin sllovak Robert Fitzo, ndërsa lideri serbo-boshnjak Milorad Dodik do të marrë pjesë në ngjarjen e 9 majit.

Kremlini, nga ana tjetër, përmes të dërguarit të saj Dmitry Peskov, e konsideron të ashpër dhe të gabuar retorikën e Raportuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Civile, duke theksuar se vendet evropiane tregojnë në çdo mënyrë qëllimet e tyre për të mbështetur Ukrainën në dëshirën për të vazhduar me përplasja.
#balkanews #Σερβία #Ρωσία #παρέλαση #9_Μαΐου #Βούτσιτς #Πουτιν #ΕΕ #Κάλας

Aleksandër Marku_ Selanik

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit