Tuesday, July 8, 2025
spot_img
HomeAktualitetiKush është Roan Brahimi, të cilit i vranë sot babanë? Lidhja me...

Kush është Roan Brahimi, të cilit i vranë sot babanë? Lidhja me Ervis Martinaj…

  • Kush është Roan Brahimi, të cilit i vranë sot babanë? Lidhja me Ervis Martinaj…

Roan Brahimi ishte një personazh i njohur me lidhje në botën e krimit, i vrarë në Greqi. Por kush është Roan Brahimi. Emisioni në Shënjestër ka bërë një profil të tij.

Roan Brahimi njihej si armik i Ervis Martinajt dhe dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Pjesë nga dokumentari i emisionit “Në Shënjestër”:

Por kush është Roan Brahimi dhe si nisi jeta e tij si bohem i krimit. Cila ishte përplasja e parë që çoi edhe në hakmarrjen e tij mizore, dhe përse pikërisht ndaj bandës së Ervis Martinaj dhe njerëzve të tij? Midis tyre edhe familjarë të bashkëshortes së tij të parë, së cilës i kishte përvetësuar mbiemrin Brahimi që edhe ai mbante. Ndërkohë që emri i tij i vërtetë ishte Sidorel Prendi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, përplasja e parë e madhe midis Roan Brahimit dhe njerëzve të gruas së tij, nis me Ylli Brahjan apo Brahimi. I cili konsiderohej si truri financiar i Ervis Martinaj. Sipas dokumenteve sekrete të policisë, Ylli Brahja mendohet se një ditë e ka marrë në mirëbesim Roan Brahimin dhe pa dijeninë e tij e ka dorëzuar në një nga bazat sekrete që mbreti i bixhozit, përdorte për të strehuar ‘kundërshtarët’ e tij. Këtu, ku thuhet se Roan Brahimi u dhunua barbarisht për orë të tëra. Dhe ku shkak i këtij dhunimi shtazarak mendohet të jetë bërë një borxh i pakthyer, që ai i kishte Ervis Martinaj. Borxh që lidhej me lojërat e fatit. Por me të dalë i gjallë nga strofkulla e Martinaj dhe kurthi që i përgatiti njeriu i tij i besuar Ylli Brahja, Roan Brahimi iu betua këtij të fundit se kishte gabuar rëndë me sjelljen e tij ishte një nga personat kryesorë të dyshuar për atentatin ndaj Brahjas, që konsiderohej nga babai i Roan Brahimit si mik familje. Dhe se ai vazhdonte të vlerësonte se kishte marrëdhënie të mira me familjen e Ylli Brahjas, që në këtë rast “Unë nuk kam asnjë dijeni që djali im të ketë pasur apo ka konflikte me Ylli Brahimin dhe njerëzit e tij. Marrëdhëniet e mia me miqtë janë normale dhe korrekte. Ashtu kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë edhe në vazhdim. Lidhur mbi atë që ka ndodhur, më duhet të them se më ka ardhur shumë keq, pasi i kam miq shtëpie”, thotë Gjovalin Prendi.

Por grupi hetues nuk e besoi kurrë këtë variant të dhënë nga babai i Roan Brahimit. Dhe vazhdoi të mbështeste mendimin se i biri i tij kishte nisur një hakmarrje të egër, ndaj atyre që tashmë i konsideronte si armiqtë e tij të përbetuar. Ndërsa Roan Brahimi njihej edhe si shok i ngushtë me Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ramazan Rraja, i cili hoqi çdo autorësi nga vetja, edhe pse u shoqërua në polici.

Po përpara se emri i tij të lidhej me këto dy ngjarje të rënda kriminale, Roan Brahimi ishte i njohur edhe për terrorin që shkaktoi bashkë me dy miqtë e tij Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi, në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës. Ku të maskuar dhe në tytën e armëve u kërkoi kartat e identitetit të pranishmëve, në kërkim të pronarit të lokalit, me të cilin kishin pasur një sherr. Ngjarje për të cilën u shpall në kërkim bashkë me nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Por ndërsa deri këtu Roan Brahimi kishte mundur ti shpëtonte drejtësisë dhe rivalëve të tij, ajo që i vuri vulën fundit të tij, ishte vrasja e Gentjan Bejtjas, në oborrin e vilës së këtij të fundit në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasditen e 15 Marsit 2024. Bejtja një personazh i njohur për krimin në Fushë Krujë dhe ca më tej, që më parë kishte rënë pre e tre atentateve të tjera. Por që kishte mundur të shpëtonte edhe pse në njërin prej tyre iu cënuan fëmijët dhe iu vra kunati, në derën e banesës. Por që këtë herë armiqtë e tij kishin marrë të gjitha masat për ta eliminuar me çdo kusht. Ashtu siç në fakt bënë.

Pas ekzekutimit të Bejtjas u arrestuan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj që mbante edhe mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ky i fundit kunat i Roan Brahimit. Nisur nga kjo lidhje miqësore, hetuesit listuan si të dyshuar Roan Brahimin, edhe pse nuk arritën t’i ngrinin një akuzë zyrtare. Pas atentatit të Bejtjas, që hetuesit thonë se u realizua me bekimin e bosëve të Niklës, Roan Brahimi vazhdoi të jetonte i qetë edhe për dy muaj, pa e ditur se do të bënte udhëtimin e fundit nga Dubai në Athinë. A u ekzekutua Brahimi nga bosët e Niklës për t’i mbyllur gojën sic kanë vepruar edhe më herët me njerëz të krimit? Apo ajo që tregoi atentati ndaj Roan Brahimit, nuk është vetëm forca e krimit shqiptar për të goditur tashmë edhe jashtë Shqipërisë, por edhe fakti se pelerina e fantazmës së Ervis Martinaj vazhdon të shëtisë e lirë.

Dhe të surprizojë këdo dhe kudo ku ata ndodhen çdo kënd që ka ende hesape të palara me të. Ose dikush ka marrë në dorë frerët e bandës së shpartalluar të Martinaj dhe po përpiqet t’u tregojë rivalëve se ai jo nuk vetëm nuk ka vdekur, por mund t’u shkaktojë dhimbje, por si të ishte gjallë. Ose në mos qoftë ndryshe, Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe po drejton punët, jo nga bota e përtejme siç dikush mund të mendojë, por nga ajo e të gjallëve, ku mund të ketë zhvendosur aktivitetin e tij, tanimë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments