KreuAktualitetiMorali që "prodhon" njeriun...njeriun, këtë të panjohur!/ Ilir Jano

Morali që “prodhon” njeriun…njeriun, këtë të panjohur!/ Ilir Jano

Morali që”prodhon”njeriun…njeriun,këtëtë panjohur!

Njeriu do apo nuk do shfaqet disi, e tregon përkatësinë e vet. Askush nuk mund t’i shmanget prejardhjes së tij, kulturës së prindërve, femijërisë si ka jetuar dhe kjo është normale…normale dhe atje ku mbizotëron anormaliteti…anormalitet besimi, kulture, miqësie!

Na është thënë se duhet të kemi moral…na është thënë se duhet të kemi dhe parime të tilla…na është thënë se sjellja politike do edhe moralin brenda!
Në një moment të dhënë, të gjitha përmbysen dhe çfarë del?!
Del se pak rëndësi ka morali, pak rëndësi kanë parimet…dhe pak rëndësi ka politika me moral brenda!
Morali i vlerave pozitive, përballë antivlerave të anormalitetit negativ…stonimi i një shoqërie të pastër, “mbarsur” herë pas here me njerëz që koha t’i afron si miq…Si miq të përkohshëm, që kurrë nuk mund të ngrihen në lartësinë e një shoku.

Dhe mendja largohet nga ky realitet i imponuar, për të humbur në rreshta librash, në fjalë që njerëzit e mëdhenj i kanë thënë shekuj më parë…

Koha që ka kaluar dhe koha që po kalojmë vërtetojnë Zhan Zhak Ruso:
“Të gjitha fatkeqësitë e mija vijnë nga që kam pasur mendim tepër të mirë për miqtë e mi…”

 

Ilir Jano_ Pashkë 2025

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit