Konsulenti i fushatës së PD, Chris LaCivita hodhi poshtë aludimet e grupeve opozitare se vinte në Shqipëri në emër të Amerikës apo për lobim dhe për t’i hequr ‘non gratën’ Sali Berishës.
Gjatë një takimi me të rinjtë e FRPD-së, LaCivita deklaroi se nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve, por ‘një qytetar privat’, që merret me fushatat elektorale në vende të ndryshme të botës.
Në këtë mënyrë u ka shuar edhe shpresat demokratëve dhe vetë Berishës që përpiqeshin ta shisnin si “të dërguarin e Donald Trump”.
“Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës”, u shpreh LaCivita.
@NewsIn.Al