KreuAktualitetiKy është Eno Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt që u vra në...

Ky është Eno Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt që u vra në atentatin mafioz

Ky është Eno Nikulaj, kushëriri i Ardian Nikulajt që u vra në atentatin mafioz

Personi në foto është viktima i atentatit mafioz mbrëmjen e sotme ( 2 Dhjetor) në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”.

40-vjeçari, i cili është djali i xhaxhait të biznesmenit, Ardian Nikulaj që u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Lezhë, u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit të tip ML, nga një makinë në lëvizje.

Eno Nikulaj u dërgua në spitalin e Lezhës por nuk i mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Burime për Zoom.al raportojnë se atentatorët e Eno Nikulaj lëviznin me një automjet tip BMW me targa AB138HT.

Targat janë vjedhur në Tiranë më 29 nëntor 2023 pranë komisariatit nr.6. Ndërkohë një automjet është duke u djegur tek ura e tubit në Rinas pranë aeroportit, makinë kjo që dyshohet se është përdorur nga atentatorët.

Atentati ndaj Eno Nikulajt dyshohet se gjithashtu është kryer për gjakmarrje, e njëjta arsye pse u vra edhe biznesmeni Ardian Nikulaj.

Ky i fundit u ekzekutua mesditën e 19 prillit 2023, orës 13:25, nga një grup personash me pagesë teksa po pinte kafe në biznesin e tij.

Edmond Haxhia akuzohet se ka porositi vrasjen e Ardian Nikulajt. Haxhia është djali i dajës së  Elton Lekstakajt i cili kishte pasur konflikt me viktimën që prej vitit 1997.

Dyshohet se Haxhia ka paguar ekzekutorin portugez dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Britania e Madhe, mes të cilëve edhe një grua, konkretisht: Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit