Ky është Flori Paluçi që u vra pasi vrau Aranit Kurtin në Manzë
Flori Paluçi rezulton të ketë një të kaluar kriminale. Ai është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane.
Grupi përbëhej nga 6 shtetas sicilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre.
Mrëmjen e shkuar, rreth orës 01:45, ku 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti. Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur. 21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.
Në polici janë shoqëruar 7 persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Aranit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.
Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë se nuk mund ta fyejë kamarierin, pasi është ulur në tavolinë me të. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Aranit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.
@NewsIn.Al

