Ky është kampionati shqiptar! Si një Yzeiraj nga Patosi dhe një Cjapi nga Fieri vendosin për rezultatin e ndeshjes!
E turpshme!
E hidhur, por e vërtetë! Një rezultat që arbitrat e kishin vendosur…Bilbila të korruptuar që tallen me djersën e futbollistëve. As Dinamo dhe as Skënderbeu nuk kanë nevojë për “ndihmën” e tyre!
Janë djem të rinj që luajnë me shpirt. Mos i dënoni me makutërinë dhe paaftësinë tuaj për të drejtuar një ndeshje futbolli.
Gjykimet tuaja janë ato që pasqyrojnë paraqitjen e ekipeve tona në sfidat europiane.

Nuk është rastësi që mohoen dy penallti, i jepet karton Liços në vend të faullit në favor të tij…nuk është rastësi që Patosari arbitër fyen kapitenin korçar Frashëri dhe asnjë reagim nga arbitri i katërt!
Sa për Cjapin e VAR-it dje nuk është nevoja të themi shumë…mu kujtua ai episod me Skënderbeun e famshëm para disa vitesh në Gjirokastër kur mohonte penallti të pastër…
Mundet dhe të mos shkruajmë për arbitrimet absurde, por është krim të bësh pazare në kurriz të djemve që japin gjithçka në fushën e lojës!
![]()
![]()
![]()
@NewsIn.Al


