Në videon e publikuar nga mediat e huaja, duket momenti kur një burrë i veshur me kapuç është kapur nga kamerat teksa afrohet në tarracën e lokalit ku ishte ulur shqiptari.
Kur e vuri në shënjestër, ai e qëlloi shqiptarin katër herë, dy prej plumbave e kapën në kokë.
“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30. Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri”, njoftoi policia.
Shqiptari i plagosur është në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori u arratis nga vendngjarja.

Shkaqet e atentatit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet.
Mediat belge shkruajnë se shtetasi shqiptar Agustin Kaza 44 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një bashkatdhetar, i cili pas krimit mendohet se është arratisur në Shqipëri.
@NewsIn.Al

