KreuAktualitetiVeliaj: Janë “Stan me lepuj”, “telendare”, “llum”, “të paburra”, “budallenj”, vijnë në...

Veliaj: Janë “Stan me lepuj”, “telendare”, “llum”, “të paburra”, “budallenj”, vijnë në protestë me ”Mercedezë” nga 100 mijë euro

 

Veliaj: Janë stan me lepuj, vijnë në protestë me ”Mercedezë” nga 100 mijë euro

“Stan me lepuj”, “telendare”, “llum”, “të paburra”, “budallenj” ishin disa nga fjalët që Erion Veliaj përdori në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që kishte mbledhur online

Pas qëndrimit 8 orë në SPAK. Veliaj komentoi edhe protestën e opozitës para bashkisë, nga ku tha se janë një stan me lepuj të cilët kanë nostalgji Tiranën e ’94.

”Vijnë me Mercedezë të tyre nga 100 mijë euro. Pata sot një mundësinë e shkëlqyer për të treguar punën tonë në bashki. Pashë një organizatë të disiplinuar, një organizatë të mençur. Stafi i RSH që me votën e PS-së ka arritur të ndërtojë një institucion për të pasur zili. Sigurisht që të gjithë janë të qartë se Tirana është kaq e pastër.

I ka marrë malli të ndërtojnë kuturru përreth sheshit Skënderbej. Janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta. Janë stan me lepuj. Mbushur sheshi me turistë dhe fotografonin këta që kanë nostalgji Tiranën e ’94.

Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të kthehet pas. Çapaçula me molotov janë imitim i dobët i ultrasve të Fanatiksëve të Tiranës. Këta nuk kanë lidhje me Tiranën”,-tha Veliaj.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit