KreuAktualitetiLala : - Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën...

Lala : – Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin…

Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se një nga kundërshtarët më të fortë të Ervis Martinajt është klani Duka. Komentet Lala i bëri për Euroneës Albania, ku tha se këta të fundit kanë paguar një oficer policie që t’u jepte informacion rreth lëvizjeve të Martinajt.

Sipas gazetares, kundërshtarët nuk mundën të vrisinin Martinajn, por mundën të eliminonin mikun e tij, Santiago Malkon.

“Ka pasur më parë një plan, që klani kriminal Duka që ai u përplas shumë ashpër para disa vitesh, kishte paguar shumë para një agjenci turistike, një oficer tjetër të policisë për të dhënë informacion për lëvizjet e Erivs Martinajt. Ata nuk e vrisnin dot Martinajn dhe i ekzekutuan mikun, Santiago Malkon. Kundërshtarët i prenë të gjithë krahët”, tha Lala.

Nëse shoqëruesi i Martinajt “zbërthehet” do të “trazojë” politikën e biznesin

Po ashtu Lala është shprehur se nëse oficeri i operacionales, Jeton Lami, do të flasë në polici, ai rrezikon “të trazojë” gjithë policinë, politikën dhe biznesin.

Komentet Lala i bëri në një intervistë për Euronews Albania, ku është shprehur se agjenti i Forcës së Posaçme Operacione, Jeton Lami, i cili ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn dhe ndodhet në burg, nuk do të flasë para autoriteteve.

“Çështja është se Jeton Lami, ka heshtur deri më tani dhe mendoj se nuk do të flasë, sepse po foli nuk do të mbetet te skuadra e Posaçme Operacionale kjo histori do shkojë në nivele të larta të policisë, deri në nivele të larta politike dhe deri tek njerëzit njohur të biznesit”, tha ajo.

Më tej gazetarja theksoi se Lami ishte potencialisht i rrezikuar për t’u vrarë sepse ai kishte të gjithë informacionet për Ervis Martinajn.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit