BE: Presidenca çeke njoftoi një takim urgjent të ministrave të energjisë më 9 shtator
Masat që do të shqyrtohen në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë të BE-së.
Republika Çeke , e cila mban presidencën e Bashkimit Evropian këtë semestër , ka thirrur ministrat e energjisë të BE-së në një takim urgjent më 9 shtator për të diskutuar çështjen e rritjes së çmimit të energjisë, njoftoi sot ministri i Energjisë Jozef Sikela.
Sesioni urgjent do të shqyrtojë propozime të tilla si një tavan mbi çmimin e gazit të përdorur për të prodhuar energji elektrike ose ndërhyrje për të parandaluar keqfunksionimet e tregut, tha Sikela.
Manta e keqe nga Gjermania
Vlen të theksohet se sot u bë e ditur se kontrata e së ardhmes gjermane e energjisë elektrike për vitin e ardhshëm doli mbi barrierën 1000 euro/MWh për herë të parë në histori.
Çmimet gjermane janë një pikë referimi për të gjithë Evropën, e cila është rrënuar nga një krizë intensive energjetike, e cila po vë në provë qëndrueshmërinë e bizneseve dhe familjeve.
Arturo Selimllari- Selanik
@NewsIn.Al

