Lamtumirë frate Gaqo Çyfeku!
Do mbetesh “ Zotnia” më njerëzor që pata fatin të njoh!
E dhimbshme kjo ditë e largimit nga jeta të Gaqos së madh të Pogradecit, krijuesit të të parit televizion privat!
Njeriut, shokut, mikut me botë të madhe!
Ditë të bukura, kujtime të paharruara! Frateja me pasionin dhe përkushtimin e madh për punën e dashurinë e tij televizionin. Kujtimet e bukura në Korçë e Selanik ku mundoheshim të mblidhnim sa më shumë videokaseta…
Angazhimet në aktivitete dhe politikë, atje ku dha shpirtin dhe nuk mori kurrë asnjë gjë…as mirënjohje!
Ishte viti 2007 kur së bashku hapëm një prej portaleve të para në Selanik, Press Emigrant. Gr… nuk i harroj kurrë këshillat dhe fjalët e tua frate Gaqo!
Po e mbyll me foton që bëmë Ditën e vlerësimit nga Imazhi Shqiptar , nga Astrit Memia së bashku me Shirma Mingën, Alma dhe Thoma Floqin, bijën tënde etj…
Çfarë të them frate!?
Kush të njohu dhe nuk të respektoi!?
Ishe ZOTNIA më njerëzor që pata fatin ta kem mik!
Lamtumirë Frate!
I paharruar do mbetesh për të gjithë ne, miqtë e tu! Press Emigrant. Gr
Ilir Jano /Korçë
NewsIn.al
