Bashkëpunëtorja e Ajola Xoxës bëhet e penduar e SPAK, vijon të bashkëpunojë me prova të reja!
Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë.
Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
E penduara Adela Kondakçiu është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.
Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.
